Me muajin shkurt, ka vetëm një dilemë që qarkullon kudo, dhurata ideale e Shën Valentinit. Por festa e të dashuruarve mund të të gjejë dhe me portofol të zbrazur, ndaj “Cosmopolitan” ju jep disa ide ekonomike por që do e lumturojnë personin pranë jush.

Album me fotografi
Shën Valentini është festa e përsosur për të parë rrugën që keni bërë së bashku deri më tani. Ndaj përgatit një album me të gjitha fotografitë tuaja, duke i shtuar edhe kujtime e fraza dashurie.

CD
Nëse edhe ti mendon se dashuria ka lidhje të fortë me muzikën, atëherë përgatit një cd me këngët tuaja të preferuara. Mos harroni ti shtoni dhuratës një fjongo të kuqe.

Kartolinë
Përgatit një kartolinë të personalizuar për Shën Valentin. Është një dhuratë ekonomike, por e bërë me gjithë zemër.

Gatuaj për të
Përgatit për të dashurin e zemrës ushqimin e preferuar. Mos harro çokollatën, mbretëreshën e vërtetët të festës së dashuruarve.

Kavanoz me shënime
Mbush një kavanoz bosh me shënime dashurie, dhe shkruaj sipër “101 arsye pse të dua”. Vërtetë do të lodheni por do t’ja vlejë.

Një filxhan i lezetshëm me emrin e tij të gdhendur
Përveçse kushton pak, ky lloj dedikimi do t’ja shtojë dashurinë për ty sa herë ta mbajë në duar.

Një kornizë me emrat tuaj
Shkruar në stil minimalist dhe të veçantë në të njëjtën kohe.