Tashmë ka vetëm një boksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury. Boksieri britanik ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e tij drejt majës duke u shpallur kampion i botës në divizionin WBC.

Këtë titull ia rrë mbeu atij që njihet si “Bomberi i Bronztë” dhe ishte i pamposhtur deri më tani, kjo ishte përballja e dytë mes dy boksierëve, sfida e parë u zhvillua më 1 dhjetor të vitit 2018 ku juria dha vendimin se gjithçka përfundoi në barazim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,
Sfida që u zhvillua në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë).

Britaniku dominoi kundër amerikanit që nga fillimi dhe në raundin e shtatë e fitoi duelin me nokaut teknik, pasi gjyqtari e ndërpreu duelin, duke qenë se ekipi i Wilderit hodhi peshqirin.