Ylli i kombëtares angleze ende nuk ka rënë dakord për ta zgjatur kontratën me Manchester City, pas vitit 2023, ndaj “Los Blancos” mund të tentojnë ta marrin sulmuesin në fjalë gjatë merkatos së verës. Raheem Sterling pësoi një dëmtim kundër Tottenham, por po riaftësohet me shpejtësi. Ai beson se mund të kthehet në fushë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit.

Një mundësi e mirë për galaktikët madrilenë, që ta shohin “gjahun” e tyre në veprim, si kundërshtar, por edhe të studiojnë disponueshmërinë e sulmuesit për t’u transferuar në “Bernabeu”. Vetë 25-vjeçari mezi po pret të përballet me ekipin e Zinedine Zidane më 26 shkurt. Dëmtimi i muskujve do ta mbajë atë jashtë ndeshjes së të dielës në Premier League, kundër West Ham.