Një qen i rracës Pomeranian ka rezultuar i prekur nga koronavirusi pasi dy pronarët e tij në Hong Kong u konfirmuan mbartës të Covid-19. Sipas Departamentit të Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit, mostrat e testuara të qenit rezultuan pozitive me koronavirus, mirëpo qenushi është në gjendje të mirë. Ai u mor këtë të mërkurë nga shtëpia e pronares së tij, 60-vjeçares Yvonne Chow Hau Yee, e cila është izoluar disa ditë më parë për shkak të koronavirusit. Qeni do të mbahet në qendrën e karantinës për 14 ditë. Testet e përsëritura do të bëhen derisa qeni të pastrohet nga virusi. “Do të monitorohet nga afër dhe do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të konfirmuar nëse ai me të vërtetë ka virusin ose nëse kjo është rezultat i kontaminimit mjedisor të gojës dhe hundës së qenit”- tha departamenti AFDC. AFCD nuk ka ende prova që kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin COVID-19 ose mund të jenë një burim infeksioni tek njerëzit.
Rasti i parë në botë, një qenush rezulton i infektuar me koronavirus nga pronarët e tij
Veliaj për Dhimitër Anagnostin: Tirana humbi një qytetar model, kontribuues i jashtëzakonshëm në kulturën...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, duke e cilësuar këtë...
DUKE U BËRË GREK!
Por sa më tepër qyteti ynë rritet gjithë raca njerëzore e drejtuar në çështjen e të menduarit edhe te folurit në më mënyrë që...
Këto 4 shenja horoskopi do të përjetojnë një vjeshtë jashtëzakonisht romantike
Ka diçka thellësisht romantike te vjeshta. Është e pamundur të ecësh mes gjetheve me ngjyra apo të vizitosh një vend pa dëshiruar të kesh...
Qeveria shpall ditë zie 2 Shtatorin në Shqipëri, në nderim të Dhimitër Anagnostit
Në respekt dhe nderim të figurës së një prej ikonave më të shquara të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen...
“Letërsia mund të jetë një formë rezistence”, Lea Ypi bisedon me Elif Shafak
Dy shkrimtaret debatojnë për censurën, propagandën, historinë tonë të shkruar në mënyrë të njëanshme dhe kohën e populizmave
Kujtimet e Lea Ypi në librin e...
Sot i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit, homazhet mbahen në TOKB
Ditën e sotme të 2 shtatorit, regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit, në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij.
Homazhet...
Beograd/ Dhjetëra mijëra njerëz vijojnë protestat kundër qeverisë së Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Dhjetëra mijëra protestues marshuan në heshtje në Beograd të hënën për të përkujtuar vdekjen e 16 personave të vrarë kur u shemb një çati...
Mero Baze: Berisha ka filluar të “distancohet” nga pagesat për LaCivitën
Sali Berisha ka filluar të llogarisë telashet që mund t’i dalin rrugës nga pagesat jo transparente për lobistët në SHBA. Kjo u duk qartë...
Romancat e Ramës, Metës dhe…thashethemet e pretenduara/ Zbardhet padia e Bleonës ndaj Kokalarit
Këngëtarja Bleona Qereti njoftoi depozitimin e një padie në Gjykatën e Lartë të New York-ut, Konteja Queens, kundër aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalarit, prej së...
Xi Jinping dhe Putin bashkojnë forcat, sulmojnë perëndimin: Gati për një rend të ri
Në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO), zhvilluar në Tianjin të Kinës, liderët e Rusisë, Indisë dhe Kinës Vladimir Putin, Narendra Modi...