Sergio Ramos dhe Real Madrid ende bashkë? Jo edhe aq e sigurtë! Kontrata e kapitenit skadon në qershor të vitit 2021 dhe sipas asaj që ka njoftuar “As”, deri tani, palët ende nuk janë ulur të bisedojnë për të rinovuar apo firmosur një marrëveshje të re.
Kjo sepse Florentino Perez, padroni i merengues, nisur nga mosha e futbollistit, që kur kontrata aktuale të skadojë do të jetë 35 vjeç, dëshiron që të firmosë një marrëveshje për 12 muaj dhe duke parë në vazhdim… Ndërkohë, mbrojtësi dëshiron rinovim dy vjeçar dhe jo 1+1.