Një tjetër aks i ri, Grekan-Shelgu-Gjyrale, pjesë e unazës së Dumresë, që lidh Belshin me Cërrikun në shërbim të zhvillimit bujqësore e rural në një zonë që nga një gropë e zezë po kthehet në një hapësirë turistike dhe agroturistike.Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deputeti Musa Ulqini dhe kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani, inspektuan punimet që po kryhen për përfundimin e ujësjellësit të Belshit me anë të së cilit furnizim me ujë të pijshëm nga vetëm 3 orë, tashmë do të furnizojë Belshin me 24 orë.Pas 50 vjetësh, ky investim tashmë do mbulojë Belshin me 24 orë ujë të pijshëm, përmes një rrjeti modern dhe të standardeve më të larta të infrastrukturës.

Kryeministri Rama u shpreh se “nuk është puna e investitorëve por duhen stimuluar që t’i kthejnë shtëpitë në pika pritjeje dhe të fitojnë edhe nga ajo. Faktikisht, kështu bëjnë të gjitha pikat turistike. Që të vijnë 1000 mijë veta në Belsh për fundjavë nga Tirana dhe nga qytete të tjera, ishte një gjë që as nuk mund të imagjinohej. Në Belsh vetëm iknin dhe nuk kthenin kokën ata që ishin aty. Tani, plus turistët e huaj që vijnë gjatë verës që nuk diskutohet do të shtohen , kështu që ajo sjellë punë, ekonomi sepse nuk është thjesht çështja që po vij dhe po gjej një vend ku të fle.Por ushqimi, prodhimi i fshatit, artizanati , tani duhet të krijojmë të gjithë ciklin”.Më tej, kryeministri tha se “është një investim që të kthen gjatë vitit më shumë sesa ti mund të fitosh dhe të kursesh duke qenë një punëtor i thjeshtë në emigracion dhe tendenca e kthimit që ka filluar të shfaqet përsëri sepse tani një kthim të madh pas krizës është e lidhur dhe duhet ta lidhim sa më fort me këtë. Sa i përket atyre që janë në fshat dhe që kanë tokën, kanë shtëpinë dhe faktikisht me bujqësi e kanë më të vështirë sepse bujqësia kërkon të tjera mekanizma por aty ku duhet që nuk ka çfarë bën me bujqësi, aty ka turizëm. Në Belsh nuk diskutohet që do të jetë me rritje të vazhdueshme. Fakti që vijnë dhe s’ka mundësi që të akomodohen të gjithë do të shtojë më shumë hapësira akomoduese është kërkesë-ofertë”.

Rama tha se investimi në furnizimin me ujë të pijshëm, do të ndikojë më shumë tek pjesa e cilësisë së turizmit rural.Nga ana e tij, Balla u shpreh se “rentabiliteti i kësaj rruge që pamë pikërisht këtu qëndron se kishim prodhimin por aksesimi i rrugës e bënte më të vështirë sepse këto lloj prodhimesh ata që i blejnë duan të vijnë ta marrin vetë direkt, për të qenë më të sigurt për mirëmbajtjen sepse kërmilli është një prodhim që duhet të kalojë direkt nga aty në frigorifer. Kështu që makinat frigoriferike nuk hynin dot në këtë zonë. Tani që kjo gjë u zgjidh, të gjitha këta hektarë këtu do të kenë pothuajse këtë orientim”.