Gjirokasta një vend me kultura dhe tradita shumë të hershme që të mbërthen në magjinë e vet. Rrugët me kalldrëm janë e veçanta e këtij qyteti.Aty ku çatitë e gurta janë të lidhura me njëra – tjetrën, ndërsa shtëpitë karakteristike përqafohen përreth kalasë së gurtë, që ngrihet krenare mbi qytetin e historive të vjetra e të reja.

Zona historike është ajo pjesë e qytetit që tërheq më së shumti turistët. Të vizitosh Gjirokastrën edhe pasuritë e saj nuk duhet vetëm një fundjavë por ditë të tëra. Girokastra mbetet një destinacion i preferuar nga të gjithë turistët vendas dhe të huaj.