Pep Guardiola mendon se njerëzit në Man. City do ta quajnë dështak nëse ai nuk ia del të fitojë Ligën e Kampionëve.Ish-trajneri i Barcelonës i cili ka fituar pesë tituj  që kur mori drejtimin e skuadrës së City më 2016, përfshirë dy tituj të Premierligës në sezonet 2017/18 dhe 2018/19.

“Vitin e kaluar e patëm një sezon të jashtëzakonshëm, ama njerëzit thonë ‘por ti nuk e ke fituar Ligën e Kampionëve.Për këtë arsyeje unë do të gjykohem si dështim në këtë klub, nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve as në periudhën time të fundit këtu. E di këtë”, tha Guardiola.

City nuk ka arritur asnjëherë të shkojë më larg se çerekfinalja në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Guardiolës.