Gaforrja cilësohet si shenja më e komplikuar e zodiakut ! Besnike, e dashur, e dhembshur, e orientuar drejt familjes…por si çdo medalje me dy anë dhe gaforrja duket ka një fytyrë të dytë! Kjo shenjë është tejet e prirur të bjerë pre e depresionit, ndihet sikur askush nuk e kupton, mbyllet në vetvete dhe ajo që di të bëjë më mirë t’ia vendosë fajin “botës”. Megjithatë nëse gaforret shoqërohen me njerëzit e duhur do të nxjerrin më të mirën e vetes. Më poshtë do të listojmë 3 shenjat që përputhen më shumë me gaforren.

1. Akrepi- Një gaforre tipik mendon se historia e Romeo dhe Zhulietës është historia e përsosur e dashurisë. Kjo për shkak se ata kanë vullnet për përkushtim absolut ! Akrepi i njohur për xhelozinë dhe këmbënguljen do të donte të njihte dikë me të cilën të kalonte gjithë jetën “derisa vdekja t’i ndajë” . Nëse për një shenjë tjetër ky përkushtim ngjall frikë , për gaforren është gjithçka do kjo shenjë.

2. Peshqit- Peshqit, shenja tjetër e ujit, është e ndjeshme dhe humbasin veten duke dashuruar. Ky është një lajm i mirë për një gaforre, e cila jo vetëm që kërkon përkushtim, por edhe dikë që do ta lejojë gaforren të kujdesen për to.

3. Demi- Demi dhe gaforrja flasin të njëjtën gjuhë dashurie. Siguria emocionale dhe financiare shkojnë dorë për dore për të dyja shenjat. Por, që të mos mendoni se ky do të ishte një kombinim, pa dashuri, mbani mend se Demi, si gaforrja , është një romantik i lindur që pëlqen gjërat tradicionale si zemrat klasike dhe buqetat e mëdha me lule.