Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një reagim të fortë, pas thirrjes së sotme të presidentit Ilir Meta.

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”, shprehet Lleshaj.

Atij i është përgjigjur menjëherë Meta, me anë të Tedi Blushit:

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture.

Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”