Vjen i ftohti polar. Sipas sinpotikanëve duke filluar nga e marta në darkë temperaturat do të ulen deri në -8 gradë në zonat malore dhe -2 gradë në Tiranë.

“ Duke qenë se do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash gjatë ditë së Martë në mesditë dhe në vijim, parashikohet të kemi reshje shiu në veri dhe gradualisht do të përfshijë të gjithë territorin, duke bërë që të kemi rënie të menjëhershme të temperaturave . Kjo si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit europian, masa ajrore polare. Duke sjellë edhe rënie të menjëhershme të temperaturave në territorin shqiptar, ku në zonat e thella malore do zbresë në -7 apo – 8 gjatë mëngjesit, Tirana do kalojë -2 gradë celsius gjatë ditës së Premte në mëngjes”.

Bëhuni gati edhe për dëborë, e cila ka qenë shumë e paktë këtë vit.Reshjet gjatë ditës së Martë do të jenë në formë shiu, por gjatë natës dhe dita e Mërkurë në pjesën më të madhe të territorit do të jenë në formën e dëborës duke qenë se kemi rënie të menjëhershme të temperaturave. Temperaturat e ulëta parashikohet të zgjasin 4-5 ditë ku e Enjtja dhe e Premtja do jenë ditët më të ftohta.Pas fundjavës temperaturat e muajit Shkurt do të shënojnë sërish rritje duke u kthyer në vlerat normale.