Pas fitores me rivalin direkt dhe ngjitjes në krye, bardheblutë presin Partizanin në derbi me moralin më të lartë të mundshëm. Më tej, luajnë në transfertën vlonjate ndaj Flamurtarit dhe në fund të fazës presin Laçin.Erjon Hoxhallari dhe Agustin Torasa ishin të vetmit lojtarë që kanë rrezikuar dje ta humbnin derbin. Mbrojtësi i majtë dhe autori i golit të fitores kanë zhvilluar përballë Kukësit një takim korrekt, duke shmangur ndëshkimet.

Pas javës së 23-të, Tirana ka përballje me kundërshtarë relativisht të fortë. Gjithsesi, në këtë moment, pikërisht në derbin me të kuqtë, bardheblutë janë të plotë dhe nuk kanë asnjë futbollist të dëmtuar apo të pezulluar.