Sali Berisha nuk është i vetmi politikan ndjellakeqës për Shqipërinë, por është ndër më të zellshmit. Edhe këtë herë, sa i takon koronavirusit që po trondit botën, synon vetëm për të ndjellë panik. Asnjëherë nuk është konstruktiv, të thotë që jam në krah të shqiptarëve dhe institucioneve për të bërë më të mirën. Psh. Unë jam mjek dhe do te jem në linjë të parë për të ndihmuar nëse, “largqoftë” prekemi si vend.Por jo, vjell vetëm vrer e pesimizëm si në këtë status në rrjetet sociale. Shok binjak në këtë zanat prej korbi, ka edhe Ilir Metën, i cili jo vetëm që nuk lëvizi një gisht për tërmetin, meqë e “dinte” para të gjithëve, jo vetëm që nuk dha për të pastrehët shtëpitë e shumta të tij nga Tirana, në Lalëz e Angli, por përhapi vetëm panik pa ofruar asgjë.Këta mund ti quajmë “politikanë korba”, që sikur mezi presin që të këqijat të bien mbi ne, ndërsa ata, nga zyrat e vilat e tyre superluksoze, izolohen duke na parë.