“Unaza e madhe, një nga akset rrugore të cilësuar si njollë e zezë nga Policia Rrugore për shkak të shpejtësive vrastare për jetën, apo si pistë për gara makinash, po kthehet në një segment normal dhe me siguri”.

Kështu thotë policia e cila publikon pamjet e kontrolleve të kryera me radar gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në autostradën Sauk-TEG.Më tej shtohet se plot 300 minuta, kontroll me Radar për të parandaluar aksidentet që vijnë si rezultat i shpejtësive mbi mbi normat e lejuara, ku u evidentuan dy raste me 135 e 137 km/h.

Gjatë 5 orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.30 minuta të mëngjesit të së dielës, si rezultat i kontrollit të pandërprerë me radar u konstatua një qarkullim brenda limiteve të lejuara nga 86 deri 99 km/h.Ky cilësohet si lajm i mirë për të Policinë Rrugore dhe për përdoruesit e rrugës.

“Radari dhe polici rrugor ja arritën qëllimit deri ne këto momente, për parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja per jetën në kete aks dhe goditjen e rasteve të garave të shpejtësisë. Zbatimi i rregullave të qarkullimit të garanton destinacion të sigurt e respekt për ligjin e Policin Rrugor”, deklarohet në mbyllje.