Parashikimi i motit:

Nesër (e martë, dt. 04) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera. Në qarqet Shkodër dhe Kukës, reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive, ndërsa në qarkun Lezhë deri mesatare. Reshjet në qarqet veriore do të shoqërohen me shtrëngata, dhe në verilindje të vendit ato do të jenë në formë dëbore.

Temperatura: Nesër (e martë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 17 °C

në vendet e ulëta: 7 / 17 °C

në vendet malore: 2 / 13 °C

Era: Sot pasdite (e hënë, dt.03) era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Nesër (e martë, dt.04) era do të fortësohet gradualisht, sidomos në bregdet dhe në terrenet malore veriore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 50km/orë.