Paolo Maldini i ri është zbuluar në Verona,’- kështu e nis artikullin e dedikuar Marash Kumbullës ëebsit-i londinez 90min, që shkruan me superlativa për futbollistin e kombëtares shqiptare. Në të thuhet se 20-vjeçari është destinuar për të qenë një futbollist i madh në të ardhmen.‘Kumbulla është i shkëlqyer në leximin e lojës dhe ndërhyrjet te topi para kundërshtarit janë veti që e karakterizojnë. Më pas përpjekja për të nisur një kundërsulm,’- shkruan ndër të tjera ëebsit-i i dedikuar plotësisht futbollit.‘Futbollisti i ri ka qenë një element kyç për Verona-n këtë sezon, skuadrën e cila sa po është ngjitur në Seria A këtë sezon dhe renditet në vendin e gjashtë, duke marrë pikë ndaj skuadrave si Lazio dhe Juventus.’Në artikull thuhet gjithashtu se Kumbulla ka tërhequr interesin e klubeve më të mëdha italiane, por edhe atyre të Premier League. Sipas ‘90min’ Marashi nuk di vetëm të mbrojë, por është i aftë të bëjë keq edhe në zonën e kundërshtarëve, madje të kalojë edhe rivalët në fushë.

Një detaj interesant është edhe ajo që 90min shkruan për zgjedhjen e Kumbullës për të përfaqësuar Shqipërinë: “Na falni italianë, por Kumbulla është shqiptar dhe krenar për këtë. I lindur në Itali, nga prindër shqiptarë, talenti kishte mundësinë të përfaqësonte Italinë ose Shqipërinë. Duke qenë se ai është krenar për origjinën e tij, Kumbulla zgjodhi Shqipërinë, me të cilët ka bërë edhe debutimin në ndeshjen me Moldavinë.”