Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “3-shat”. Ajo ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk ka hezituar të flasë edhe për debatin e bujshëm me Ronela Hajati, ku së fundmi pjesë u bë edhe Young Zerka. E pyetur nga Bora lidhur me shkakun, Samanta në fillim refuzoi të flasë, por më pas tha se e gjitha ishte e tepruar.

Ajo nuk rezistoi dot më gjatë, prandaj edhe thehu heshtejn në Instagram. “Çfarë është bërë, është bërë! Unë e kam diskutuar pjesën time. Mendoj se debati pas Zerkës është thelluar pa shkas. Për këtë arsye, edhe unë që rrallë reagoj s’mbaja dotë më”, tha këngëtarja. Kujtojmë se Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta, por për shkaqe që nuk dihen ende ato i prishën marrëdhëniet. Prej vitesh nuk flasin dhe debati i tyre u bë më i nxehtë pas ndërhyrjes së Zerkës. Ky i fundit në emisionin “Shiko kush luan” tha se Samanta nuk e meriton famën.