Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë i dha koronavirusit Wuhan një emër të përkohshëm në një konferencë shtypi të Shtunën.Për javë të tëra, virusi që përhapet me shpejtësi është njohur vetëm me emrin e qytetit ku e ka origjinën, diçka për të cilën vendasit në Wuhan e kanë parë zhgënjyese dhe stigmatizuese.

Zyrtarët kinezë thanë që virusi përkohësisht do të quhet Pneumonia Novel Coronavirus, ose NCP.Nuk ka asnjë lajm se kur do të përcaktohet një titull përfundimtar zyrtar për virusin.