Muajin e kaluar, modelja e famshme Ashley Graham u bë nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin 31-vjeçar, Justin Ervin. Ashley solli në jetë një vogëlush dhe pas lindjes ka qenë shumë aktive në rrjete sociale.
Modelja mori përsipër të tregojë të gjitha ndryshimet që pëson trupi i femrës prej shtatzënisë, ndërsa së fundmi ka pozuar edhe n udo duke treguar for mat e tanishme.

Me shumë kilogramë të mbetura në trup dhe shenja str ijash të krijuara nga rritja e barkut, fotoja e saj mori vëmendjen e të gjithëve. Shumë ndjekës e komplimentuan për sinqeritetin me të cilin ajo ka vendosur të tregojë “luf tën” e femrave me trupin e tyre, pasi sjellin një jetë një fëmijë. “E njëjta unë, disa histori të reja”- shkruan Ashley krahas postimit. Më herët, modelja ka treguar se është shumë e lumtur për rimëkëmbjen e saj dhe punon për t’u kthyer në formë si dikur.