Durrësi zhvillon një maratonë vrapimi si aktivitet sensibilizues për viktimat dhe pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit, do të bllokohen edhe disa akse rrugore për të siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.Policia e Durrësit njofton se nga ora 9:30 deri në orën 11:00 do bëjnë bllokimin e disa rrugëve ku do zhvillohet maratona dhe kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve që të shmangin lëvizjet në akset:

1- Rruga “Taulantia”.2- Rruga “Epikadeve”.3- Rruga “Anastas Durrsaku”.4- Bulevardi “Epidam”.5- Bulevardi “Dyrrah”.6- Rruga “Hazif Podgorica”.7- Rruga “Dëshmorëve”.8- Rruga “Aleksandër Goga”.Ky bllokim i akseve rrugore bëhet për të krijuar kushte sa më të favorshme dhe për sigurinë e pjesëmarrësve në këtë maratonë dhe për garantimin e rendit e sigurisë publike.