Pas përhapjes së Koronavirusit në Itali, ku janë shënuar 7 viktima dhe mbi 200 persona të infektuar, në Shqipëri u vu re një dyndje e njerëzve në farmaci për të blerë mjete të nevojshme higjienike për t’u mbrojtur nga virusi vde kjep rurës. Por pak vetë janë të informuar mbi qëllimin e përdorimit të këtyre maskave. Kujt i duhen ato? Si përdoren dhe cilat lloje janë të nevojshme për t’u mbrojtur?

Së pari, maskat nuk janë të nevojshme për njerëzit e shëndetshëm. Ato përdoren për t’u mbrojtur nga njerëzit e sëmurë dhe përdoren për të mbrojtur personelin shëndetësor. Masat higjienike (larja e duarve) dhe shmangia e kontakteve të ngushta janë të mjaftueshme për një person te shëndetshëm. Ndërsa ata që janë tashmë të sëmurë e kanë të domosdoshme të shmangin përhapjen e mikrobeve dhe patogjenëve, sipas kryetarit të Federatës së Urdhërave të Farmacistëve Italianë ( Fofi), Andrea Mandelli.

Por kush duhet të veshë maska ​​atëherë? Ata që dyshojnë se janë të infektuar me Koronavirusin e ri dhe kanë simptoma të tilla si kollitja ose teshtitja, ose ata që kujdesen për një person me infeksion të dyshuar të Koronavirusit, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që jetojnë në zona ku ka pasur një shpërthim të virusit si për shembull në komunën Codogno, Itali.

Cilat maska janë efektive? Maskat më të përshtatshme janë ato të klasës FFP3 ose FFP2, të certifikuara në përputhje me EN 149, i cili konsiderohet një standard i nevojshëm për t’u siguruar nga këto pajisje kundër rrezikut biologjik. Kjo shpjegohet nga Shoqata e prodhuesve dhe shpërndarësve të pajisjeve mbrojtëse personale (Dpi). Maskat që kanë kodin FFP3 kanë një efikasitet filtrimi prej 98% (krahasuar me 92% të garantuar nga klasa FFP2).