Një pjesë e mirë e Europës është prekur nga moti i ftohtë me erëra të forta, stuhi dhe reshje të dendura shiu e dëbore.Kjo stuhi e fortë është quajtur “Ciara”, e cila do të ndihet edhe në Shqipëri.Ditën e nesërme janë parashikuar erëra të forta me 18 km/h shpejtësi, ndryshe nga sot që janë me 8 km/h.

Sa i përket temperaturave do të vijojnë të mbeten të larta, ndonëse në disa zona parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar.Në zonat malore priten reshje dëbore. Sa i përket të shtunës, pritet rënie të temperaturave.Kushdo që po bën plane për Ditën e të Dashuruarve, të kujdeset që të jetë një vend i mbyllur dhe i ngrohtë për të shmangur erën e fortë.