Partnerja e yllit të Juventus, Cristiano Ronaldos, Georgina Rodrigez mori një shifër marramendëse për prezantimin e festivalit të Sanremos. Plot 140.000 euro ishte shuma që iu dha modeles për këtë pjesëmarrje në festivalin që përcakton fituesin e Italisë për të konkurruar më pas në Eurovision.

Duket se 26-vjeçarja ka vendosur që këto para të mos i mbajë për veten e saj, por t’i dhurojë për bamirësi në spitalin e fëmijëve Regina Margherita në Torino. Mediat italiane raportojnë se këto para do të përdoren për mirëmbajtjen dhe rinovimin e spitalit dhe shtohet se stafi i modeles ka kontaktuar tashmë me personat përgjegjës për t’i komunikuar vendimin e argjentinases.