Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, me anë të një shkrimi në “Facebook”, ka ftuar qytetarët që të lajnë duart sa më shpesh si mbrojtja më e mirë ndaj viruseve, duke bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm.

“Kultura qytetare në sjelljen tonë në publik si dhe ndërgjegjësimi për higjenën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në parandalimin po ashtu edhe në kufizimin e rasteve me Covid-19. ‘Kushtojnë’ shumë-shumë pak por janë mjaft të efektëshme”, shkruan mjeku i mirënjohur Tritan Kalo.

Me anë të postimit të tij mjeku i mirënjohur ka ftuar qytetarët që të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku duke i ftuar që të kuptojmë mesazhet që na vijnë nga specialistët e fushës së epidemologjisë.

Shkrimi i plotë në facebook i mjekut infeksionist Tritan Kalo:

KULTURA QYTETARE në sjelljen tonë në publik si dhe NDËRGJEGJËSIMI për higjenën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në PARANDALIMIN po ashtu edhe në KUFIZIMIN e rasteve me Covid-19. “KUSHTOJNË” shumë-shumë pak por janë mjaft të efektëshme…..SENSIBILIZIMI në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB….PARA rrezikut iminent, TEORIZIMET e shumta në këtë drejtim janë të pabukta…..TË KUPTOJMË qartë mesazhet që na vinë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjeksore, e të bëhemi të gjithë pjesë e PËRBALLIMIT të këtij risku, sikundër është mundësija e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri….. Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe …..Mëndjekthjellët dhe Vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do tia dalim!!!