Në një deklaratë shtypi të komisionit të Task Forcës, sa i takon informimit për masat ndaj koronavirusit, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, Eugena Tomini bëri me dijeni se në Shqipëri nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Sa i takon numrit të gjelbër 127, i lënë në dispozicion të kujtdo që dyshon, prej simptomave të shfaqura se mund të jetë prekur nga virusi në fjalë, ministria bëri me dijeni se fluksi ka arritur në 1200-1300 telefonata në ditë. “24 orët e fundit janë kontrolluar 3500 udhëtarë. 17 raste të testuara kanë rezultuar negative. Ata që vijnë nga Italia, apo që kanë histori të udhëtimit nga Italia të vetëizolohen”, u tha ndër të tjera. topchanel/