Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, fton qytetarët që ti bashkohen manifestimit të 2 marsit. Ai jep dhe detaje të çuditshme në njoftim: “Të dashur qytetarë, me rastin e manifestimit madhështor mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike. Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur. Theksojmë se ky është nanifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese”, thotë ai.

Ai shton se nëse munden edhe mimozat janë të mirëpritura. Po ashtu bën ftesë që të shmanget çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe të përdoret celulari për të regjistruar çdo gjë. Sakaq Blushi jep detaje nga manifestimi dhe organizimit teksa thotë se, “Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni: Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga- Numër celulari: +355699848359 Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi- Numër celulari: +355696067755 Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani- Numër celulari: +355692053488