Kryetari i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha sot se “opozita po përdor politikisht epideminë duke publikuar lajme të rreme”. Balla tha se “personazhi me negativ në të gjithë historinë e këtij vendi mbetet Sali Berisha që sa herë ka një epidemi, sa herë ka një fatkeqësi merr përsipër të shpërndajë dhe të jetë burimi i të gjitha alarmeve dhe shpikjes së lajmeve panikuese pas asnjë lloje burimi”.

“Që në momentin e parë kur tmerroi me pa të drejtë qytetarët e Kavajës popullin i cili ka dhënë mandatin e deputeti për më shumë se 15 vite. Për sa i përket ngritjes nga ekspertë e OBSH-së dhe Ministria e Shëndetësisë që lidhet me të gjitha protokollet që lidhen me karantinë. Ishte e turpshme që një ish-kryeministri të shpërndajë lajme të tilla që nuk kanë asnjë të vërtet brenda tyre dhe për më shumë se ka qenë dhe sektor. Nuk ndodh në asnjë vend, as në Itali sot. Opozita italiane që nuk bënë këtë sjellje të paturpshme që bënë Berisha apo individ të caktuar brenda opozitës për të përdorur politikisht një epidemi apo një virus”. Ai shtoi se qeveria shqiptare është në krye të detyrës, zbaton në mënyrë strikte protokollin e OBSH e cila është institucioni i gjithë pranuar botërorë që bashkë drejton me të gjithë vendet anëtare gjitha masat që ndërmerren.

“Prandaj duhet t’i them qytetarëve shqiptarë që anashkaloni çdo lajmë të rrem të qytetarit digjital apo të çdo lojë regjistrimi zanorë që përhapet në mënyrë të turpshme edhe nga një pjesë medieve, por duhet të jemi të sigurt që qeveria dhe strukturat e shëndetit publik në të gjithë territorin po bëjnë atë që duhet dhe duke kryer detyra e tyre. Verifikimi në çdo hyrje në Shqipëri ka filluar prej momentit të parë”, tha Balla. Po ashtu, Balla vlerësoi masat e marra nga Ministria e Arsimit ndaj një institucioni privat që pezulloi mësimin për shkak të COVER 19.

“Ajo që dua t’u them nuk ka vend për panik. Shqipëria konfirmohet qartë se nuk është prekur nga virusi. Dua të përshëndes Ministrinë e Arsimit që mori masa ndaj një institucioni privat arsimor që në mënyrë të paligjshme ndërmori një hap të paligjshëm, për të mbyllur procesin arsimor”, tha ai.

Në lidhje me deklaratën e Metës për shpërndarjen e parlamenti, Balla tha se “do refuzoja komentet ndaj presidenti që tashmë ka humbur çdo lloj sjellje kushtetuese dhe çdo lloj sjellje normale për të vijuar për të qenë President, por ndër gjithçka ka artikuluar këto ditë besoj se ajo më e rënda është sul mi ndaj ambasadorëve të akredituar në Shqipëri. Kjo ka të bëjë edhe me atë që është zakoni i shqiptarit, që kjo sjellje me kërcënime me paketime, nuk ka të bëjë me zakonin e shqiptarit. Ne jemi mikpritës, aleatë besnikë të SHBA-së. Presidenti problemet e tjera të lidershipit të opozitës t’i zgjidhë pa zhurmë, të mos shqetësojë qytetarët shqiptarë se ky vit është rindërtimi”.