Melania Trump refuzon puthjen e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Kjo foto nga senati tregon sesi Zonja e Parë i shmanget Trump. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që vihet re një ftohje e marrëdhënies midis tyre.

Edhe më parë, Melania ka refuzuar puthjet apo kapjet e dorës, xheste që ndoshta ajo nuk i mirëpret në publik. Ngjarja tërhoqi vëmendje dhe ndodhi pak para se Trump të falenderonte të afërmit e tij për mbështetjen pas hetimeve të bëra për shkarkimin e tij nga posti.