Stuhia Kiara ka goditur Britaninë e Madhe teksa ka krijuar probleme të shumta dhe qindra fluturime janë anuluar. Stuhia më e madhe e Britanisë në shtatë vjet po shkatërron vendin me erëra me shpejtësi 93 km/orë, shkruan Daily Mail. Stuhia bëri që një aeroplan të lëkundej nga njëra anë në tjetrën mbi pistën në aeroportin e Birmingamit pasi era vështirësoi uljen e tij në pistë.

Një video tregoi avionin që po ‘luftonte’ për të arritur në tokë pasi moti ekstrem vonoi fluturimet brenda dhe jashtë vendit, duke lënë mijëra të bllokuar. Ndërsa avioni lufton kundër erërave për t’u ulur, lëkundja intensifikohet kur i afrohet pistës. Video u shfaq pasi qindra fluturime u përballën me anulimin ose vonimin si në Britani ashtu edhe në kontinent.