“30 vjet pas rënies së diktaturës, shqiptarët janë të ndërgjegjësuar se pa të shkuar nuk mund të ketë të ardhme”, është shprehur sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në mbledhjen e Asamblesë së Rrjetit Europian të Kujtesës dhe Solidaritetit, Margariti thekson se “rdhe kur ajo është e dhimbshme, si ajo që ka kaluar Shqipëria, e shkuara shërben për të na kujtuar se ajo nuk duhet të përsëritet më.Dhe kjo kujtesë i shërben më së shumti brezit të ri, në mënyrë që ata jo vetëm të njohin historinë e prindërve të tyre, sakrificat që ata kanë bërë për fjalën e lirë, por edhe pasojat e mungesës së lirisë.Por kujtesa ka nevojë të ushqehet. Nuk mjafton që të flasim mes tonë, të rrëfejmë histori, por edhe të ndërmarrim nisma konkrete”.

“Kujtesa është një institucion.Për të folur mbi kujtesën dhe mënyrën se si duhet ta mbajmë atë gjallë, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e Asamblesë së Rrjetit Europian të Kujtesës dhe Solidaritetit (ENRS). Së bashku me të tjerë pjesëmarrës nga Shqipëria, deputetë të Parlamentit Shqiptar, Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit etj, ndamë me anëtarët e nderuar të këtij Rrjeti, përvojën tonë dhe nevojën për të marrë modelet më të mira për ruajtjen e kujtesës”, theksoi ministrja. Nga ana e saj, Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula tha se “Shqipëria është anëtare vëzhguese e Rrjetit Europian të Kujtesës dhe Solidaritetit, ku kam nderin të jenë anëtare e asamblesë këshilluese. Ne kemi shumë për të dhënë dhe për të marre në dialogun nder-shtetëror për dhunën e shekullit 20 qoftë gjatë Luftës së 2 botërore, qoftë gjatë diktaturës staliniste për më shume se 4 dekada”.

“Në këtë kontekst, prezenca dhe fjala e thellë e Ministres së Kulturës Elva Margariti dha dhe një here angazhimin e qeverise për përballjen me të shkuarën e errët dhe krimet e kryera ndaj popullsisë shqiptare në lufte dhe paqe”, theksoj Sula.