Një ditë pasi që Federata Futbollistike e Maqedonisë shpalosi çmimin e bletave për sfidën Maqedoni-Kosovë, mësohet se nuk do të ketë shitje online të biletave. Tribuna e Perëndimit të stadiumit “Toshe Proeski” do të jetë e “rezervuar” për tifo grupet e Maqedonisë, ndërsa në anën e kundërt, atë të Lindjes, do të vendoset tifo grupet nga Kosova.Ndërkohë për arsye të sigurie, biletat për pjesën jugore dhe atë të veriut, nuk do të shiten onlajnë, por në pikat e caktuara shitëse, ku gjatë blerjes do të duhet të tregohet dokumentet e identifikimi. Kjo do të vlejë edhe për tifozët nga Kosova, të cilët do të marrin biletat përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila do të dërgojë listën për secilin tifoz, që ka blerë biletën për këtë ndeshje.

Mediat në Kosovë shkruajnë se numri i tifozëve nga Kosova do të jetë rreth 4 mijë, të cilët në stadium do të ketën sigurim shtesë. Ndryshe biletat për tribunat në veri dhe në jug do të kushtojnë nga 300 e deri më 400 denarë. Sfida Maqedoni-Kosovë, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në orën 20.45.