Nga Mero Baze/

Lulëzim Basha ka nevojë për një gjë bazike në imazhin e tij publik. Ka nevojë për diçka që i mundon më shumë se çdo udhëheqësi tjetër poltik në vend. Ai ka nevojë të jetë i vërtet. Nuk ka rëndësi nëse Lulzim Basha i vërtet është i ashpër, i butë, familjar apo horr, njeri besnik ndaj gruas apo me 5 dashnore, njeri që spi duhan, apo përdorues droge, njeri që bën pazar, apo që ja bën pazarin shoferi, apo vjehri.Qytetarët shqiptarë kanë 15 vite që e njohin Lulzim Bashën vetëm si aktor. E njohin si të katapultuar më 2005, si shumë i shkolluar jashtë, etj. Më vonë na del se ai na paskësh gënjyer, pasi kur u bë deputet ende nuk kishte marrë diplomën.Pastaj e njohëm Lulzim Bashën si dikush që akuzohej për “Rrugën e Kombit”, ndërkohë që Berisha lavdërohej për “Rrugën e Kombit”. Pra këtij i kishte mbetur fatura. Lavdia ishte e dikujt tjetër. E njëjta gjë më 21 Janar. Ky si ish Ministër i Brendshëm as mburret si Saliu që ka vrarë katër veta, as pranon që ka përgjegjësi që janë vrarë katër veta. Dmth sillet sikur nuk ishte më 21 Janar fare në këtë planet.

Po kështu më 2013 ai kandidoi përball Sokol Olldashit në garë për kryetar, si për dikë tjetër, si në emër të dikujt tjetër, pra në emër të Berishës. Në emër të tij fitoi garën e padrejt, që mund ta kishte fituar dhe pa ndërhyrë ai, në emër të tij manipuloi dhe në emër të tij zboi çdo kundërshtar nga partia.Një koleg I tij ballkanik, e përshkruan qartë këtë moment. “Lulzim Basha kur vjen në mbledhjet e Partive Popullore më ngjan si dikush që vjen me vones ënë mbledhje dhe thotë “më falni që jam me vonesë se erdha në vend të atij tjetrit.”Me këtë stil, pa qenë asnjëherë vetvetja, dhe duke u përpjekur të jetë gjithnjë i impostuar si aktor në politik, ai i hyri betejës së vitit 2017, duke kërcënuar me dhunë, dhe është I vetmi lider që ulëret duke thënë “thyeni xhamat, shponi gomat, qëllojini me grushta…” dhe në vend të nxis revoltë, shkakton të qeshura masive.E njëjta histori impostimi si luftëtar rreth Flamurit, shkktonte të qeshura në vitin 2019, kur në fund të çdo mitingu tentonte të këndonte Himnin e Flamurit dhe ose i iknin rreshtat e himnit, ose i ikte zëri.

Tani në pëprjekje për të krijuar një imazh të ri në publik, duket se po shumfishon gabimet e tij në imazhin publik. Po tenton të duket siç mendojnë këshilltarët e imazhit, se ai duhet të jetë.Dje doli të pinte kafe tek Sofia, dhe ajo që ra në sy është se ai sdi të pi kafe në kafene se ndoshta ska qenë kurrë, pasi kafja nuk blehet si buka në dyqan dhe nuk pihet në këmbë. Sidomos në Tiranë ku kafja është më shumë institucion bisede dhe pune, se sa thjesht rrufisje në këmbë.Akoma më qesharake qe ajo sot në mëngjes, që kishte marrë një nga militante të tij, nga ato të brezit të parë të kundragazeve të vitit 2019 dhe e kishte caktuar gjyshe me të cilën ky bën pazarin e mëngjesit. Dhe kish blerë disa kokra domate.Unë që e bëj vërtet vet pazarin, smë ka ndodhur kurrë gjithë jetën që të shkoj diku e të blej vetëm disa domate. Ose do të blejë dhe disa gjëra të tjera në dyaqinin e lagjes, ose do mbush makinën me gjëra nëse shkojë në qendër tregëtare. Lulzimi nuk kuptohej ku kish vajtur, se lagjia e tij me vila s’besoj se ka dyqan domatesh, por dhe nëse ka , ska si të ketë gjyshe të varfër, si ajo që kish gjetur. Në qendër tregëtare natyrisht që nuk ishte, se aty stë lë Monika të blesh se është e oligarkëve.

Tani kjo estradë, thjeshtë e bën Lulzimin edhe më të pavërtet edhe më aktor, edhe më qesharak.Kjo gjë nuk i duhet. Ai duhet të tregoj para qytetarve jetën e tij reale. Asksush nuk të paragjykon për stilin e jeteës, nëse e ke të vërtet. Stil më kontravers jete, se Edi Rama, nuk besoj se ka ndonjë politikan, por kjo se pengn të jetë popullor dhe për stilin e tij të jetës.Ndaj Lulzim Basha duhet ti lërë këto tortura për tu dukur siç i duhet dikujt. Ai duhet të shfaqet siç është realisht, pasi qytetarëve u duhet për atë që është dhe jo për atë që duhet të jetë. Nuk është turp të jesh i lidhur me familjen e gruas, siç është ai. Ka plot gra që mund ta adhurojnë për këtë. Nuk është humbje imazhi që ai mban larg vëllain dhe prindërit e tij nga jeta pubike. Kjo mund tu pëlqej plot njerëzve. Nuk është turp që ai ka një jetë fundjavash në Holand se ka shtëpinë tjetër dhe të ardhmen e familjes së tij. Në këtë botë të globalizuar ky është trend I ri. Nuk është turp që Gruaja e tj ka pare dhe mund ta përbaloj këtë jetë edh epa vjedhur Lulzimi. Njollosja që ai u Bën nejrëzve të asur, tani po komplekson vet atë.Lulzim Basha thjesht nuk duhet të ketë komplekse nga çfarë është në të vërtet.Një politikan I fort, kthen në stil për qytetarët jetën e tij të vërtet dhe nuk përpiqet të gjej stile jete që u pëlqejnë qytetarëve. Nëse bën këtë të dytën, ai nuk udhëheq dot, por do udhëhiqet nga manirat e njerëzve qytetarëve dhe këshilltarëve. Mund të bëhet manekinë i mirë por jo lider. Dhe ai këtë betejën që është manekinë e ka ftuar prej 15 vitesh. Puna është të bëhet lider. (TEMA)