Një djalë i ri i pashëm vjen në shkollë dhe të gjitha vajzat mahniten pas tij. Ai e njeh Xhemren por kjo e fundit as nuk e kujton. Neriman nis proçedurat për t’ja dhënë Kaderit një familjeje. Feride kundërshton kur e mëson këtë.

Gynej i shpreh dashurinë Songylit para klasës. Ejlyl shkon në shtëpi kur Kemali është vetëm dhe regjistron bisedën mes tyre. Plani i Ejlylit dështon pasi Kemal kupton gjithçka. Serkan shkon të shpëtojë Ejlyin dhe godet Kemalin.

Kemal del i pafajshëm para Mesudes. Kjo e fundit qëllon me shpullë të bijën. Feride hedh çdo kujtim të ish të fejuarit. Tefik takon Xhemren në jetimore por nuk i tregon që babai i ka lënë një shumë të madhe parash.

Xhemre i thotë se nëse do të kishte para do t’i shpërndante shoqeve të saj. Neriman i thotë Kaderit se një familje kërkon ta birësojë. Kader pranon por ka një plan./revistawho