Tashmë është e ditur se klubet nga Liga Premier fitojnë shumë nga shitja e biletave dhe në gjërat ushqimore që i shesin gjatë një ndeshjeje. Liverpooli është shumë afër që të fitojë titullin e ligës angleze, pas 30 vitesh pritjeje, por tifozët e tyre kanë marrë një lajm fantastik pas një pritej kaq të gjatë. The Reds duhet të fitojnë edhe gjashtë ndeshjet për t’u shpallu kampion, derisa janë 22 pikë larg vendit të dytë, Manchester City.

Nga fundi i kampionatit, në Anfield Road do të ketë festë dhe tifozët e Liverpoolit do të shijojnë atë në maksimum. Sipas mediave angleze, gjërat ushqimore dhe bir rat do të jenë pa li mit dhe me një çmim tejet të lirë. Madje, për edicionin e ri, klubi anglez ka planifikuar që t’i lirojë paksa biletat dhe t’u mundësojë përkrahësve të tyre ulëse më të mira në stadium.

Biletat për sezonin 2019/2020 janë nga 320 funte deri në 1995 funte, derisa në edicionin bileta më e shtrenjtë pritet të kushtojë rreth 900 funte. Madje janë publikuar edhe çmimet e gjërave ushqimore që kushtojnë aktualisht në stadiumet e të gjitha klubeve nga Liga Premier.