Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ende nuk ka një marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se ende nuk është kaluar dallimi sa i përket pozitës së kryeparlamentarit.Megjithatë, ai pas takimit që disa nga anëtarët e kryesisë kanë mbajtur me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk do të mungojë angazhimi për të arritur një marrëveshje deri të hënën kur do të mbahet seanca për votimin e qeverisë.

Haziri tha se gjasat janë të mëdha që Kosova ta ketë një ekzekutiv të hënën, ku Vetëvendosja udhëheq me qeverinë, ndërsa LDK me Kuvendin.I pyetur se a ka sinjale që LVV po heq dorë nga mbajtja e pozitës së kryeparlamentarit, Haziri tha se nuk kanë kërkuar me heq dorë dhe as LVV nuk ka kërkuar që të heqin dorë nga kërkesat e tyre, por shtoi se angazhimi i tyre është që politikisht me qenë të balancuar në përfaqësim.