Një kompani farmaceutike, nga Kembrixh, pretendon se është shumë afër krijimit të vaksinës kundër Koronavirus. Një punë që do t’i shërbente botës më shumë se sa kurrë, është një bashkëpunim mes Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe Qendrës së Hulumtimeve të vaksinave. Testi u zhvillua në një zonë pranë Bostonit. Sipas njoftimit vaksina thuajse është gati për t’u testuar te njerëzit.

Testet e para do të nisin në fund të prillit, me rreth 25 vullnetarë të shëndetshëm. Përgjigjet do të jenë të disponueshme në verën e këtij viti. Koronavirus, mund të dobësohet gjatë muajve të ngrohtë, por vaksina është e domosdoshme, pasi në dimër mund të rikthehet sërish për shkak të sezonit të gripit.