Në një intervistë për ‘Deutsche Welle, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se mini-shengeni ballkanik, iniciuar nga kancelarja Merkel, duhet të integrohet i plotë në procesin ballkanik, me të gjashtë shtetet.“Unë besoj që sa më parë mini-shengeni duhet të integrohet në procesin e Berlinit, ai merret me Ballkanin Perëndimor 6, pra me 6 shtete dhe jo me tri e me katër. Kur të integrohet, atëherë merret procesi i Berlinit me këtë”.

I pyetur edhe në lidhje me vizitën e tij në Tiranë me kryeministrin Rama, Kurti tha se nuk ka asgjë personale, dhe se takimi me Ramën ka qenë një nga takimet më të mira me të, vitet e fundit.”Unë nuk kam asgjë të keqe, asgjë personale, Kosova e Shqipëria duhet të afrohen e të bashkëpunojnë me secilën fushë. Takimi që kam pasur me zoti Ramën ka qenë më i miri që kam pasur dy tri vitet e fundit me të”, u shpreh Kurti.Kujtojmë që në kamera, takimi mes dy kryeministrave pak ditë më parë në Tiranë u duk tejet i ‘ftohtë’.