Mos i thoni Xhensila Myrtezajt që Bes Kallaku ka publikuar një video shumë për të qeshur me të në Instagram, por shiheni vetëm për kënaqësinë tuaj. Aktori i njohur i humorit ka publikuar sot një video ku shfaqet në krevat i shtrirë kur befas vjen Xhensila. Në një moment ai kthehet pas dhe “trembet”, kur sheh partneren që ka vendosur një maskë fytyre.

Besi nis të inskenojë gjithçka dhe të ulërasë me të madhe, ndërkohë që Xhensila qesh.
“O Zot, me looooooottttttt, kur ti nuk e ke mendjen edhe vjen gruaja shtrihet. Kadal mi gra kadal se na keni bo me zemër. ????. @xhensilamyrtezaj
Mos i tregoni që e kam postuar këtë videon ???”, shkruan Besi.