Athletic Bilbao ka mposhtur 1-0 Granada-n në gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey. Ishte një sfidë e dominuar nga vendasit nga fillimi e deri në fund. Baskët, të mbështetur nga tifozët e tyre, kanë bërë një paraqitje tepër të mirë dhe mund të kishin fituar edhe më thellë. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Iker Muniain në minutën e 42′ të takimit në fund të pjesës së parë.

Një fitore e rëndësishme, por asgjë s’ka përfunduar teksa ndeshja e kthimit do të bëhet në fushën e Granada-s.