Kryeministri Edi Rama nëpërmjet video-live në rrjetet sociale ka zbuluar se cilat do të jenë projekte për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Rama bën të ditur se për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat hyjnë në fazën e garës ndërkombëtare për kompanitë që do të ndërtojnë banesat individuale.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm Ja modelet e rindertimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat që hyjnë në fazën e garës ndërkombëtare për kompanitë që do të ndërtojnë banesat individuale”, shkruan Rama. Sakaq Rama ka premtuar se brenda këtij viti synohet që të strehohen të gjitha familjet që kanë humbur banesën. “Do hapim dyert e disa mijërave banesave të reja.

Siç e kam thënë dhe më herët, ndërtimi do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi, nga kjo situatë e vështirë pas tërmtit. Do jenë ata që e kanë më urgjente sesa të tjerët domosdoshmërinë që të hyjnë në një çati të re. Synohet që brenda këtij viti të kemi strehuar familjet që kanë humbur banesën e tyre. Do hapim dyert e disa mijërave banesave të reja”, ka thënë Rama.