Novel Coronavirus-i filloi në dhjetor në qytetin kinez të Wuhanit, në provincën Hubei. Tani, është përhapur në 27 vende dhe territore të tjera, dhe ka shkaktuar vde kjen e më shumë se 1.100 njerëzve, shumica në Kinë kontinentale. Ja se si u mbërrit deri këtu: 8 dhjetor: Pacienti i parë zhvillon simptoma të Coronavirusit në Wuhan. 31 dhjetor: Rastet më të hershme të virusit, të raportuara në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH). 1 janar: Tregu i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan, ku besohet të ketë origjinën shpërthimi, mbyllet për dezinfektim. 7 janar 2020: Autoritetet kineze konfirmojnë se e kanë identifikuar virusin si një koronavirus të ri.

9 janar: Personi i parë vdes nga virusi, megjithëse vdekja e tij nuk u bë e ditur deri më 11 janar. 13 janar: Autoritetet tailandeze raportojnë rastin e parë – një shtetas kinez që kishte ardhur nga Ëuhani. 16 janar: Autoritetet japoneze konfirmojnë rastin e parë në Japoni. 17 janar: Personi i dytë në Kinë vdes nga virusi. Aeroportet amerikane nisin zbatimin e masave, me ekzaminime për simptoma për të sapombërriturit.
21 janar: Zyrtarët amerikanë konfirmojnë rastin e tyre të parë. 23 janar: Wuhani futet në karantinë, me lëvizjet që ndalohen brenda ose jashtë qytetit. Festimet e Vitit të Ri kinez anulohen në qytetet e mëdha të Kinës. 60 milion njerëz preken nga kufizimet e udhëtimit. OBSH thotë se virusi nuk është ende një emergjencë e shëndetit publik, me shqetësim ndërkombëtar

28 janar: Numri i vdekjeve kap 100. Numri i rasteve të konfirmuara në territorin e Kinës kalon shpërthimin e Sars (2003). 30 janar: SHBA raporton rastin e parë të konfirmuar të transmetimit nga personi në person. 2 shkurt: Një burrë kinez vdes nga koronavirusi në Filipine – hera e parë që një vdekje është raportuar jashtë Kinës kontinentale. 4 Shkurt: Anija e lundrimit “Princesha Diamond” vendoset nën karantinë në Gjirin Yokohama të Japonisë, me më shumë se 3.700 njerëz në bord.

7 Shkurt: Doktori kinez që dha i pari alarmin për virusin, Li Wenliang, i cili u vu në shënjestër të policisë së Wuhanit për shkak se u përpoq të paralajmëronte miqtë e tij, vdes nga Coronavirusi. Media sociale kineze përmbytet nga pikëllimi, zemërimi dhe thirrjet për lirinë e fjalës. 8 shkurt: Ambasada e SHBA në Pekin konfirmon se një shtetas amerikan vdiq në Wuhan më 6 shkurt, duke shënuar vdekjen e parë të konfirmuar të një shtetasi jo-kinez. 10 shkurt: Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë nga OBSH mbërrin në Kinë për të ndihmuar në kontrollimin e shpërthimit.