Ka qenë presidentja e KE, Ursula Von der Leyen që ka marrë fjalën duke e cilësuar tërmetin një histori humbjesh dhe heronjësh njëherazi. Ajo është shprehur se shumë shtete janë mobilizuar në ndihmë të Shqipërisë, nga Mali i Zi e deri në SHBA.

‘Kjo është një histori humbje, por edhe histori heronjsh. Është një histoiri mesShqipërisë por edhe në Evropë. Menjëehërë pas ngjarjes, ekipet e Evropës shkuan drejt Shqipërisë. 200 zjarrifikës mbërritën në Shqipëri. E gjithë BE u mobilizua për një vend që është në zemër të kontinentit tonë. Dhe që unë jam e bindur që do të jetë pjesë e BE. Solidariteti nuk ka ardhur vetëm nga BE, por sot e gjithë bota është mobilizuar. Nga Mali i Zi deri në Kanada, nga SHBA deri në Zvicër, ne kemi parë këtë përtej çdo ndarje politike. Solidariteti ka shpëtuar jetë dhe në këtë rast ka shpëtuar. Një familje u gjet e gjallë me një shtresë pluhuri, kjo falë ndihmës. Por kur pluhëri zutri vend, shtetet u mobilizuan edhe më shumë. Mijëra shkolla duhen ndërtuar dhe mijëra vende pune duhen hapur, Shqipëria nuk mund tja dal e vetme. Ne duhet të anagazhohemi’., tha presidentja e KE.