Shtatë ditë pas vdekjes së Kobe Bryant, janë kthyer në fushë Los Angeles Lakers, që janë mundur 127-119 nga Portland Blazers.Pas anulimit të derbit kundër Clippers, në Staples Center ka qenë dita e homazhit e lotëve në nderim të legjendës së tyre, që humbi jetën disa ditë më parë: në çdo stol të arenës është vendosur një uniformë 8 ose 24, numrat e mbajtur në karrierë nga Kobe.Kobi Bryant, një nga yjet e basketbollit amerikan, ka bërë historinë në sportin më popullor në Amerikë.

Ai ka luajtur për shumë vite për Los Anxhelos Lakers, duke fituar disa tituj dhe ka qenë një ndër sportistët më të famshëm në gjithë botën. Ndikimi i Bryant në historinë moderne të NBA-së ka qenë i madh, duke u krahasuar me kampionë si Michael Jordan, LeBron James.