Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës në Kinë, miratoi të shtunën paradite një vendim në formën e legjislacionit kombëtar për të ndaluar në mënyrë të gjithanshme tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra dhe zakonet e këqija të ngrënies së kafshëve të egra, si edhe për të rritur ndëshkimin për shkeljet përkatëse. Vendimi hyn në fuqi që nga data e shpalljes.

Vendimi përcakton qartë që gjuetia, tregtimi, transporti dhe konsumi i kafshëve të egra duhet të ndalohen rreptësisht kur “Ligji i mbrojtjes së kafshëve të egra” dhe ligjet e tjera përkatëse e ndalojnë atë. Duhet të ndalojë ngrënia e “kafshëve të egra tokësore me vlera të rëndësishme ekologjike, shkencore dhe shoqërore” dhe e kafshëve të tjera të egra tokësore të mbrojtura nga shteti, duke përfshirë ato që mbarështohen artificialisht ose që rriten nga njerëzit.