Ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, u përfol për një lidhje me reperin Sever Saraqi, por flitet se në fakt është duke jetuar një lidhje me reperin tjetër të njohur në Kosovë, 28- vjeçarin Getinjo. Kejvina Kthella, së bashku me Taynën, ishin në eventin e organizuar për 50 Cent në “Walk of Fame”, ku shoqëroheshin nga reperi shqiptar Seven Saraqi.Pas publikimit nga ana e reperit të disa pamjeve në krah të Kejvinës, ku shfaqeshin shumë intimë, lindën dyshimet se ishin në një lidhje.

Thashethemet u ndezën dhe më shumë pasi Seven, për arsye që nuk dihen, e fshiu videon ku shfaqej i afërt dhe duke shijuar momente të bukura me Kejvinën. Por ish-velina i hodhi poshtë dyshimet, duke thënë për “Icon Style” se mes tyre ka thjesht shoqëri dhe asgjë më tepër.