Ilda Bejleri është një nga moderatoret më të dashura dhe më joshëse të sportit. Shpesh bukuroshja është përfolur për lidhjet e saj të dashurisë por ajo asnjëherë nuk ka treguar hapur për jetën e saj sentimentale.Dhe ndërsa të gjithë duan të dinë disa detaje më shumë nga jeta e saj personale, Ilda ka zgjedhur të jetë hermetike. Por e ftuar në emisionin “Top Talent”, moderatorja na zbuloi diçka nga jeta sentimentale. Ilda la të nënkuptohet se është dikush në jetën e saj.

Megjithatë u tregua shumë e rezervuar pasi u shpreh se ka më shumë interes nga ana e meshkujve nëse e dinë që është single, një këshillë të cilën ia dha edhe gazetareve të tjera sportive.“Fatlum, fatmiri. Mendoj që njeriu ka nevojë për mbështetje morale dhe psikologjike. E rëndësishme është të jesh i lumtur dhe të kesh një mbështetje. Dhe është më e rëndësishme sesa statusi single apo jo. Në fushën e sportit dhe gazetarisë mos thuaj asnjëherë që je e lidhur. Kur je single ka një farë interesi më shumë. Unë po e lë evazive.”- ka thënë moderatorja.