Fiorentina rezistoi mirë pjesën e parë, por një penallti e akorduar me ndihmën e VAR-it i dhuroi avantazhin Juventusit. Topi i goditur drejt portës nga Pjanic përfundoi në duart e Caceres dhe Cristiano Ronaldo nuk gaboi përballë Dragoëskit.

Ekipi i Sarrit përfitoi një tjetër penallti dhjetë minuta përpara fundit të ndeshjes.Rast i dyshimtë, por kryesori Pasqua akordoi penallti pasi pa pamjet në VAR. Ronaldo nuk gaboi sërish, vulosi fitoren e kampionëve në fuqi dhe gjeti golin e 50-të me ekipin italian në të gjitha kompeticionet.

Në fund pati festë edhe për Matthijs De Ligt. Holandezi shfrytëzoi një goditje këndi dhe shënoi me kokë pas krosimit të Dybala.Ky triumf e ngjit Juventusin në kuotën e 54 pikëve dhe bardhezinjtë vazhdojnë kryesimin e Serie A.

Juventus-Fiorentina 3-0
(Ronaldo (pen) 40′, (pen) 80′, De Ligt 90+1′)