Ilda Bejleri vijon të sulmojë mediat që publikuan ngjarjen ku ajo u akuzua publikisht se përplasi një të moshuar me makinë dhe u largua pa i dhënë ndihmën e parë.Ajo gjithashtu tregon edhe jetën e vështirë në Greqi ku thotë se racizmi grek nuk është asgjë para mëllefit shqiptar.Edhe pse policia u përpoq të fshehë ngjarjen dhe moderatorja e mohoi dhe më pas e pranoi, falë raportimit të disa mediave, forcat “blu” bënë reagimin për të shoqëruar në polici Bejlerin dhe për t’i sekuestruar makinën.

“Ndoshta nuk jam shembulli perfekt dhe nuk aspiroj të jem.Po nuk do të ishte keq që dikush të merrte diçka nga forca ime. Nga një vajzë që në fëmijëri i qëlloi të ishte emigrante në Greqi, në një vajzë që u kthye në vendin e vet për t’u bërë kjo që jam sot. Atëherë vuaja nga racizmi grek dhe thosha do shkoj në Shqipëri aty në vendin tim, për t’u ndjerë krenare për faktin që jam shqiptare. E pra, racizmi grek nuk qenka asgjë krahasuar me mllefin e disa shqiptarëve. Sidomos të disa gazetarëve që kanë nevojë të ‘detoksifikohen’ e nuk po dinë nga të vënë gjoba më parë dhe kanë harruar qëllimin e profesionit të tyre”, shkruan Bejleri.Meqënëse derën e policisë tashmë e mësoi, ajo mund të bëjë denoncim nëse ndjehet vërtet e shantazhuar dhe nuk po e përdor këtë akuzë si justifikim për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore.