Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video ku shfaqet kantieri i punimeve të stadiumit që është duke u rinovuar në qytetin e Kukësit.

Kapaciteti i arenës “Zeqir Ymeri” në qytetin verilindor do jetë prej tetë mijë vendesh dhe kostoja e rinovimit shkon në 4 milionë euro. Ky lajm është bërë publik nga FSHF-ja përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku thuhet se punimet janë duke u bërë me intensitet të lartë.

“Vazhdojnë me intensitet punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit.”-shkruhet në postim.Stadiumi “Zeqir Ymeri” do jetë një investim i përbashkët i FSHF-së dhe qeverisë shqiptare, ndërkohë dyert e këtij objektit pritet të hapen në muajin nëntor të këtij viti.

Vijojnë punimet intensive në stadiumin #ZeqirYmeri, Kukës.

Vijojnë punimet intensive në stadiumin #ZeqirYmeri, Kukës. #FSHF #Infrastrukurë #Futboll #Pasion? ⚽ ??

Gepostet von Federata Shqiptare e Futbollit am Donnerstag, 6. Februar 2020