Historia e shkrimtares, aktivistes, një figurë udhëheqëse në feminizmin japonez të shekullit të njëzetë. Ajo luftoi për emancipimin e grave.

“Në fillim ishte dielli. Një person i vërtetë dhe autentik. Tani është hëna, një hënë e sëmurë që pasqyron dritën”, me këtë fjali prezantoi Raicho Hiratsuka, në 1911-ën revistën e parë për gra, shkruar nga gratë.
Raicho shkroi edhe një libër autobiografik për të treguar se si vajza e një zyrtari të lartë dhe një gruaje të pasur nuk ishte e destinuar të bëhej feministe dhe drejtuese e lëvizjen së grave.

Ajo lindi në Tokio në 10 shkurt të 1886-ës dhe quhej Haru. Më vonë do e braktiste këtë emër për t`u quajtur Raicho (zogu i stuhisë, sipas mitologjisë greke).Ambienti i saj dukej i qetë. I kishte të gjitha. Një jetë të rehatshme dhe një terren që po përgatitje për të qenë gjithashtu i rehatshëm. Por ja që Raicho shfaqi që në moshë të re një karakter kokëfortë. Ishte studente e shkëlqyer dhe nuk binte dakord me mendësinë e kohës për mënyrën se si shikoheshin gratë.

Në 1903-shin hyri në universitetin e grave, pavarësisht kundërshtimit të fortë të babait të saj. 1% e vajzave ia dilnin të hynin në universitet në atë kohë.Ajo i premtoi të atit që ekonomikun do ta ndiqte nga shtëpia dhe kështu e arriti marrëveshjen.

Pasi përfundoi studimet, Japonia ishte bërë një superfuqi, por që ende i trajtonte gratë si objekte. Diçka që ndihmoi në emancipimin e njerëzve ishte shfaqja e parë e “Shtëpia e Kukullave” e Henrik Ibsen, në Tokio në 1911-ën. Zgjedhja e Norës për të braktisur burrin, i cili nuk e kuptonte preku japonezët dhe krijoi një mënyrë të re të menduari, diçka që më parë nuk konceptohej.Nga këtu mori jetë edhe krijimi i gazetës së parë të Raicho-s, nga gratë, për gratë.

“Nuk kërkova çlirimin politik apo shoqëror të grave, por zgjimin e natyrës së vërtetë njerëzore, pas një revolucioni shpirtëror që synon çlirimin e plotë”, tha ajo dikur.Revista merrej me çështje të konsideruara si tabu, si seksualiteti dhe aborti. Kjo ngjalli interes të madh tek lexuesit, por rizgjoi edhe censurën e shtetit që çoi në mbylljen e gazetës në 1915-ën.Megjithatë Raicho mbeti simbol i feminizmit në Japoni, edhe përsa i përket jetës private. Ajo u lidh me artistin Hiroshi Okumura, më i vogël se ajo, lindi dy fëmijë dhe u martua shumë vite më vonë me të, në 1941-shin, duke i sjellë në jetë fëmijët jashtë martese.Gjatë Luftës së Dytë Botërore u mor me punimin e tokës për të siguruar mbijetesën duke jetuar në fshat, për t`iu rikthyer jetës publike pas përfundimit të luftës.Vdiq në 1971-shin.

*Artikulli i Roba Da Donne u përshtat në shqip nga Fabjola Hije (Tiranapost.al)